Spiropali takim me përfaqësuesit e lartë të KE: Asnjë minutë për të humbur për përshpejtimin e negociatave

Shqipëria

Spiropali takim me përfaqësuesit e lartë të KE: Asnjë minutë për të humbur për përshpejtimin e negociatave

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 18:36
Ministrja Elisa Spiropali gjate takimit me me përfaqësuesin e lartë të KE

Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se nuk ka asnjë minutë për të humbur, dhe duhet ruajtur ritmi i përshpejtuar për negociatat

Ndërsa në fund, ministrja thekson se Shqipëria është çdo ditë një hap më pranë Europës.

“Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.

Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, shkruan Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat