Vrau kushëririn më 6 fishekë, kush është Bertil Alliaj, autor i ngjarjes në Çole me 3 viktima

Shqipëria

Vrau kushëririn më 6 fishekë, kush është Bertil Alliaj, autor i ngjarjes në Çole me 3 viktima

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 23:21
Persona në kërkim

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjorm të Vlorës, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Alliaj.

Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është kushëriri i tij, shtetasi Bertil Alliaj, kushëriri i tij i cili është në kërkim dhe për Masakrën e Çoles.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat