Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur në orën 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili humbi jetën më 31 tetor.
- Advertisement -
Miq, dashamirës, përfaqësues të artit e politikës kaluan paran arkëmortit të mbështjellë me flamurin kombëtar të liderit historik të PS për t’i bërë nderimet e fundit.
Ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi, dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit Nano, në një deklaratë për mediat pas homazheve e cilësoi Fatos Nanon si njeriun e parë që reformoi PS dhe si njeriun i cili në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen duke i lënë rrugën të hapur të rinjve.
“Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr por edhe për mënyrë, formën dhe përmbajtjen se si i nderon dhe përkujton. Sot është dita që të nderojmë Fatos Nanon si themeluesin e PS, si i pari reformues, si i pari demokratizues i PS, si i parë transformues i PS”, tha Ruçi.