​Lamtumira për Fatos Nanon, liderë nga rajoni dhe opozita i bashkohen homazheve

Shqipëria

​Lamtumira për Fatos Nanon, liderë nga rajoni dhe opozita i bashkohen homazheve

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare.

Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri në detyrë  Albin Kurti, disa ministra në detyrë dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.

Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat