Teliti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Veliajn:Ne do të vazhdojmë të..

Shqipëria

Teliti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Veliajn:Ne do të vazhdojmë të..

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 19:31
Dorian Teliti

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt dhe e riktheu atë në detyrë.

Përmes një postimi në Facebook, Teliti e cilësoi këtë vendim si pasojë të qëndrimit të mazhorancës, e cila, sipas tij, refuzoi kërkesën e opozitës për të përfshirë në vendimin e shkarkimit shkeljet reale të kryetarit të bashkisë.

Ai theksoi gjithashtu se Veliajt nuk iu garantua e drejta kushtetuese e mbrojtjes në Këshillin Bashkiak.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, dhe do të vijojmë betejën për Tiranën, pavarësisht kur mbahen zgjedhjet,” shkroi Teliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat