Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Samitin e Zgjerimit të BE-së u shpreh se Shqipëria po lufton korrupsionin dhe se reforma në drejtësi po godet zyrtarë të lartët përfshirë në korrupsion, qoftë majtas apo djathtas.
Ai u shpreh se Shqipëria, brenda vitit 2030, do jetë në tryezën e Bashkimit Europian, falë reformave të thella që po ndodhin në vend.
Edi Rama në Samitin e Zgjerimit të BE-së:
Viti 2030 nuk është një datë që e kam parë në ëndërr, por është objektiv, si rezultat i kalkulimeve të thjeshta që kemi bërë. Do arrijmë së bashku të jemi pjesë e familjes evropiane. Ne shpresojmë që Shqipëria të ulet në tryezën e vendeve të BE-së brenda 2030. Integrimi është një proces transparent dhe gjithçka bazohet në meritë. Ne jemi kombi më pro evropian dhe si mund të thoshte Trump, në mbarë globin. Ne në vendin tonë kemi struktura që luftojnë korrupsionin, në Shqipëri ka shembuj të qartë, që lufta ndaj korrupsionit, që shkon përtej fjalëve që ne themi, është reformë e thellë në drejtësi, që shkon në ekuilibër, pa parë majtas e djathtë, për të gjithë politikanët, në qeveri apo në opozitë. Në Shqipëri po ndëshkohen zyrtarë të lartë, kur ata përfshihen në korrupsion. Kur flitet për Diellin, është përfshirë në raste të procedurave të prokurimet, ajo do modernizojë procedurat. Prokurimi publik do jetë me AI.