​Kapet 17-vjeçari për tentim vrasje 7 muaj më parë në Lezhë

Shqipëria

​Kapet 17-vjeçari për tentim vrasje 7 muaj më parë në Lezhë

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. (17), banues ne Lezhe, për veprën penale vrasja me dashje, mbetur në tentativë.

Raportohet se A.M. shtatë muaj më parë tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë gjashtë shtetas, raporton KosovaPress.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më 11 prill 2025, në Lezhë,

Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin përplasi qëllimisht shtetasin F. Gj., 34-vjeç.

Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat