Zgjedhjet në 5 bashki, Celibashi: Janë raportuar problematika në Cërrik dhe në Vlorë, një vëzhgues…

Shqipëria

Zgjedhjet në 5 bashki, Celibashi: Janë raportuar problematika në Cërrik dhe në Vlorë, një vëzhgues…

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 16:32
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Teksa ngelen më pak se dy orë nga mbyllja e orarit zyrtar të procesit të votimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi raportoi për dy problematika.

Bëhet fjalë për bashkitë Cërrik dhe Vlorë.

“Ngelen më pak se dy orë nga procesi i votimit që përfundon në orën 18:00. Nga informacionet që kemi marrë nuk rezulton te kemi probleme për zhvillimin e votimit.

Është raportuar për vetëm dy problematika një në Cerik një në Vlorë. Në Cërrik ka pretendim nga një subjekt, se një vëzhgues ka qenë duke e parë se për këtë votonte një votues, por nuk mund ta themi ende si qëndron e vërteta.

Në Vlora pas pasur një diskutim mes kryetari dhe operatores me procedurat e identifikimit. Edhe këtë rast këtë KQZ po e verifikon”, u shpreh Celibashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat