Tentoi të hynte në një banesë, 45-vjeçari gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues

Shqipëria

Tentoi të hynte në një banesë, 45-vjeçari gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku një person është gjetur pa shenja jete në  murin rrethues të një banese.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, një 45-vjeçar, është gjetur i varur në kangjëllat e murit rrethues.

Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese që nuk ishte e tij, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vend dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat