Forca të shtuara sigurie, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ekstradon dy persona drejt Malit të Zi

Shqipëria

Forca të shtuara sigurie, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ekstradon dy persona drejt Malit të Zi

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar me sukses operacionin tranzit të dy shtetasve të huaj.

Ata do të ekstradohen drejt Republikës së Malit të Zi.

Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në tranzit në territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie.

Gjithë operacioni u zhvillua në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat