Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, foli sot lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Shefen e Misionit, znj. Anke Weber, Sejko tha se inflacioni vë vendin tonë mbetet në nivele të ulëta, por i qëndrueshëm.
Sakaq ai theksoi se sipas projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm me ritme të përafërta me ato të vitit aktual.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko: Anëtarësimin i Shqipërisë në SEPA, anëtarësim i cili u bë operacional në tetor të vitit 2025 është finalizimi i një pune të gjatë dhe komplekse të BSH. Ky anëtarësim është dëshmi e shkallës së konvergjencës tone rregullatore dhe infrastrukturore në sistemet e pagesave. Redukton koston e transaksioneve me partnerët e huaj dhe nxit integrimin vendit në BE.
Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Në vija të përgjithshme projeksionet tona sugjerojnë se ekonomia do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm me ritme të përafërta me ato të vitit aktual.
Në gjykimin tonë këto ritme rritje do të mundësojnë një shfrytëzim më të mirë të burimeve prodhuese të vendit, duke krijuar hapësira për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe stabilizimin e tij rreth nivelit 3% në vitet pasuese.