Mbeti i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

Shqipëria

Mbeti i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 08:55
Muçi Shaljani

Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit i cili mbeti i plagosur në atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit ka ndërruar pas 5 ditësh.

Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi ditën e martë të kësaj jave sapo dolën nga rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.

Shaljani u qëllua me 10 plumba dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga prej ditës së martë dhe ndodhej i intubuar nën terapi intensive prej ditësh.

Bëhet me dije se ai ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent në shtator të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat