Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrjen të pandehur nga SPAK të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.
Berisha e cilësoi Majlinda Bufin si “një delikuente në të gjitha aspektet”, ndërsa theksoi se e ka denocuar me dhjetëra herë për shkeljet e saj gjatë detyrës.
“Që Bufi ishte një delikuente e kam denoncuar me dhjetëra herë. Nuk dua të ngutemi, por ta ndjekim dosjen e Majlindës e cila është një delikuente në të gjitha aspektet”, tha Berisha.
Berisha: Majlinda Bufi, shoferi i të cilët bënte drogë dhe kishte 1 mijë probleme, duhet të shoh se çfarë ndodh më këta të pandehurit e SKAP-it, sepse deri më sot ka vetëm 2 të dënuar për korrupsion. Është dënuar Lefter Koka dhe akoma në mënyrë përfundimtare dhe Alqi Bllako. Nuk mund të kem vlerësim pa parë rezultate.
Që Bufi ishte një delikuente e kam denoncuar me dhjetëra herë. Por cili do jetë përfundimi, këtë mbetet për ta parë se jam i zhgënjyer nga moria e akuzave boshe. Nuk dua të ngutemi, por ta ndjekim dosjen e Majlindës e cila është një delikuente në të gjitha aspektet.