Ekstradohet nga Italia 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar! Ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Ekstradohet nga Italia 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar! Ja për çfarë akuzohet

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është ekstraduar nga Itali në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Murrizi, i cili ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia thotë se në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.

Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.

Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.

Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat