SKY ECC/ Karamuço: Ka përgjime që prokurorët i mbajnë në sirtar

Shqipëria

SKY ECC/ Karamuço: Ka përgjime që prokurorët i mbajnë në sirtar

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 21:40
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përdorimin e të dhënave të SKY ECC në proceset penale në vend.

Ai tha se një pjesë e mirë e materialeve të siguruara nga ky sistem ende nuk është zbardhur dhe, sipas tij, disa prej tyre vijojnë të mbeten “në sirtarët e prokurorëve”.

Sipas Karamuços, hetimet që kanë pasur si bazë provat e ardhura nga SKY ECC janë përballur me vështirësi ligjore, pasi gjykatat kërkojnë që përgjimet të mbështeten edhe me prova të tjera, duke qenë se komunikimet e koduara i përkasin ngjarjeve të ndodhura rreth 7 vite më parë.

“Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vjen nga partnerët ndërkombëtarë.

Kemi disa vite që disa ‘pine’ të SKY mbeten ende në sirtarët e prokurorëve, sepse nuk janë zbardhur, mbase janë të paidentifikuar. Ndoshta dikush mbyll sytë për të shmangur përgjegjësinë ndaj ndonjë personi publik,” – u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat