Kamioni aksidentohet me makinën në Rrugën e Kombit, një person ndërron jetë, disa të plagosur

Shqipëria

Kamioni aksidentohet me makinën në Rrugën e Kombit, një person ndërron jetë, disa të plagosur

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Kalimash.

Mësohet se një kamion është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm për shkak të incidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat