‘Diella’ shkon në Greqi, mesazhe në darkën për Festën Kombëtare të Shqipërisë

Shqipëria

‘Diella’ shkon në Greqi, mesazhe në darkën për Festën Kombëtare të Shqipërisë

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 21:58
Ministrja “Diella” u shfaq në Athinë

Ministrja “Diella” u shfaq në Athinë, atje ku është mbajtur një event me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, njoftoi se ministrja do të takohet me homologët grekë dhe zyrtarë të lartë.

Postimi:

“Bashkë me Ministren Diella sonte Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe

vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla krahas videos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat