Aksident në Dibër, dy automjete përplasen “kokë më kokë”/ Pesë persona përfundojnë në spital

Shqipëria

Aksident në Dibër, dy automjete përplasen “kokë më kokë”/ Pesë persona përfundojnë në spital

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Rreth orës 09:30, në fshatin Trepçë, janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”, me drejtues shtetasit D.D., 22 vjeç, dhe J.B., 48 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe tre pasagjerë, shtetasit K.M., J.B. dhe G.B., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat