Reshje të dendura shiu në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse

Shqipëria

Reshje të dendura shiu në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Kurbinit.

Kështu duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Sipas informacioneve paraprake, prurjet e mëdha kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në shtratin e lumenjve Mat dhe Drojë.

Deri tani nuk raportohen probleme përmbytjesh, ndërsa reshjet kanë vijuar në orët e fundit me intensitet më të ulët, duke ulur riskun për situata emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat