Ilir Meta kërkoi të merret në pyetje për dosjen e “21 Janarit”, flet Sali Berisha! Ja çfarë deklaron ish-kryeministri

Shqipëria

Ilir Meta kërkoi të merret në pyetje për dosjen e “21 Janarit”, flet Sali Berisha! Ja çfarë deklaron ish-kryeministri

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 13:07
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e Ilir Metës për t’u marrë në pyetje për dosjen e 21 Janarit.

Sali Berisha: Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte drejtën e tij.

Sali Berisha, kryeministër, së pari, kishte dëgjuar Drtian Priftin ose i ishte kërkuar të emëronte në një detyrë të rëndësishme ose ndryshe kishte një regjistrim. Fjala ime ishte ‘nxirre sa të dalësh nga ana ime’. Cilido që heton këtë çështje ka të qartë se ishte pjesë e skenarit të dhunës më 21 Janar, skenaristi del vetë Edi Rama. Se çfarë di Ilir Meta, mund të dijë se ishte zv.kryeministër, Para 21 Janarit erdhi në zyrën time dhe më tha që do jap dorëheqjen. Më tha që në prokurori nuk shkoj si zv kryeministër. Jo si Ramaduro që ruan prapanicën e vet. Unë e përgëzova.

Sa i përket përgjegjësisë nuk kam, një skenar i tillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedentë ndonjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat