​Trafikonin automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim dy shqiptarë

Shqipëria

​Trafikonin automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim dy shqiptarë

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, raporton KosovaPress.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se G. G. (34), dyshohet për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri.

Ndërsa S. S. (40) dyshohet për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të karrocerisë së këtij automjeti.

Automjetet e viteve të fundit, Benz GLC” dhe Lynk&Co, arrijnë në një vlerë prej 110 mijë eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat