Një zjarr ka përfshirë dy automjete në garazhin e një pallati në zonën e Fushë Mëzes, Tiranë.
“Më datë 29.11.2024, në Fushë Mëzes, në garazhin e një pallati, ka rënë zjarr mbi 2 automjete në pronësi të shtetasit J. B, 40 vjeç. Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore rasti është klasifikuar si aksidentale.
Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.