Federica Mogherini u ndalua sot, Berisha: Do vinte nesër në Tiranë! Rama do e merrte për deklarata, por…

Shqipëria

Federica Mogherini u ndalua sot, Berisha: Do vinte nesër në Tiranë! Rama do e merrte për deklarata, por…

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 20:43
Foto ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Federica Mogherini, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas një serie arrestimesh të kryera nga autoritetet belge, ku njëra prej të ndaluarve është Federica Mogherini, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian. 

Berisha theksoi se Mogherini, e cila është rektore edhe në degën e Kolegjit të Europës në Tiranë, kishte në plan të vizitonte Shqipërinë dhe se kryeministri Rama kishte bërë programin që t’i merrte deklarata. 

Kryedemokrati theksoi se Eurojust i dha Mogherinit ato deklarata që meritonte. 

“Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”, tha kreu i PD-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat