Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mos deklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave, raporton KosovaPress.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit G. S. (36), banues në Krujë, u gjetën 240 mijë euro që synonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë i shtetasit shqiptar.