Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese për zëvendësimin e Sonila Bejtjas pas skadimit të mandatit.
Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:
Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.
Hapja e garës u shpall nga presidenti Bajram Begaj më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, transmeton KosovaPress.