Temperaturat -4 gradë në Korçë, mjegulla prezente në qytet dhe akset nacionale

Shqipëria

Temperaturat -4 gradë në Korçë, mjegulla prezente në qytet dhe akset nacionale

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Temperaturat këtë mëngjes kanë zbritur deri në -4 gradë celsius në juglindje të vendit dhe janë shoqëruar me mjegull.

Vështirësi në fushëpamje ka patur në akset nacionale Korçë-Pogradec, Korçë-Devoll, Korçë- Ersekë dhe Maliq-Gramsh, ku mjegulla është bërë më e fortë.

Për këtë, sektori i policisë së qarkullimit rrugor u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të kenë kujdes të shtuar në këto segmente.

Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në majë të Mashkullores do pritet që temperaturat do arrijnë deri në -7 gradë celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat