I arrestuar për aferën e inceneratorëve, lirohet nga burgu pas 4 vitesh ish-ministri Lefter Koka

Shqipëria

I arrestuar për aferën e inceneratorëve, lirohet nga burgu pas 4 vitesh ish-ministri Lefter Koka

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 11:49
Lefter Koka

GJKKO ka liruar nga qelia ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka pasi qëndroi në burg për 4 vite.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.

Sa i takon dënimit për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit ndërsa për dënimin për inceneratorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat