U kap duke vjedhur arkën e kishës në fshatin Kulluricë, arrestohet autori në Sarandë

Shqipëria

U kap duke vjedhur arkën e kishës në fshatin Kulluricë, arrestohet autori në Sarandë

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 4 rasteve në fushën e vjedhjes, dhe arrestuan shtetasin:

A., 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur arkën e kishës së fshatit Kulluricë, Finiq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është edhe autor i tre vjedhjeve të ndodhura më herët:

më datë 08.12.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur nga mjeti i një shtetasi 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri.

më datë 03.12.2025, në banesën e një shtetasi në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.

më datë 28.09.2025, në fshatin Krane, Finiq, dyshohet se ka vjedhur 5 koshere me bletë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat