Kreu i PD-së, Sali Berisha ka “transkriptuar”, sipas tij, bisedat në selinë rozë ku u mblodh qeveria pasi Belinda Ballukut iu komunikuan akuzat nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Sali Berisha: Transkriptoni bisedën që ka bërë ai të nesërmen e komunikimin të aktakuzës së SPAK ndaj Lubi Ballukut. Të nesërmen ajo i kërkoi Ramës të mbledhë në selinë e PS, kryesinë dhe qeverinë.
Në atë mbledhje, violinë e parë s’ka qenë Rama por Lubia, e cila i kërcëlliti dhëmbët secilit aty me kërcënimin, sepse filluan ata t’i fshinin statuset, pëlqimet dhe share nga rrjetet sociale. Dhe kjo e kuptoi se nga fshirja do kalojë në komente negative, dhe kjo “i pari që do të flasë do e marr me vete’, u tha atyre.
Dhe me gisht njëherë tregoi Ogertën, se i kishte shkuar ndërmend se do ta zëvendësonte, herën tjetër pëllumbeshën, pra nuk la edhe, po shumicën e këtyre ministrave i ka zgjedhur vetë. Këto që i konsideronte, fliste dhe i tregonte me gisht. Rama, pas saj, të themi këtu që “SPAK është kundër PS, nuk ka asgjë Belinda, e kanë me mua’. Çdo gjë thoshte Rama e kanë më mua, aty frenat në dorë i ka marrë Lubia.