GJK riktheu në detyrë Ballukun deri në datën 22 janar, Tedi Blushi: PL e kishte parashikuar, kapja e Kushtetueses me pasoja të rënda për vendin

Shqipëria

GJK riktheu në detyrë Ballukun deri në datën 22 janar, Tedi Blushi: PL e kishte parashikuar, kapja e Kushtetueses me pasoja të rënda për vendin

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 17:20
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të GJK për të shfuqizuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, shkruan se Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta, prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.

Postimi i plotë

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama.

Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta, prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.

Sot, ato paralajmërime u materializuan me brutalitet, një gjykatë që duhej të ishte barriera e fundit ndaj abuzimit të pushtetit është shndërruar në një instrument zyrtar të mbrojtjes politike, pandëshkueshmërisë dhe garantimit të imunitetit politik për korrupsionin e përbindshëm të Edi Ramës.

Gjykata Kushtetuese nuk po mbron më Kushtetutën, por Narkoshtetin.

Siç e tha qartë edhe McGonigal, “Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për Edi Ramën dhe ndërkombëtarët e korruptuar prej tij, dhe që po konfirmohet çdo ditë se është një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat