A i është kërkuar largimi nga PD-ja? Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, reagon Noka: Dorëheqja ime i shërben Ramës

Shqipëria

A i është kërkuar largimi nga PD-ja? Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, reagon Noka: Dorëheqja ime i shërben Ramës

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 18:03
Flamur Noka

Flamur Noka: Kjo mbledhje kishte si qëllim për të diskutuar dhe për t’i vënë në transparencë shqiptarëve. Sulmi i këtyre ditëve dhe presioni që i është bërë Kushtetueses, reforma në drejtësi ka vdekur, Edi Rama është legjislativi dhe narkosi.

I bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të vërshojnë në bulevard. Nuk do të jetë vetëm një protestë do të vijojmë protestën. Pa zgjedhje të lira asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia.

Gazetarët: A ju është kërkuar dorëheqja në mbledhjeje?

Flamur Noka:Po flas këtu për agjendën e PD, ju po flisni për agjendën e qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Asnjë tjetër nuk e qetëson shpirtin e shqiptarëve të vjedhur. Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë. Për firmat për avokatin e popullit ne kërkuam ndjesë.

Gazetarët: Ju e ndjeni veten përgjegjës?

Flamur Noka: Kini durim. Ne kemi kërkuar ndjesë, kanë kërkuar edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye sepse në ngutje e sipër dhe në një moment e emocional që ishte çështja e Bashkisë… Flamur Noka ka debatuar me çdo firmëtar, është kundër dhe është shprehur kundër. Kam qenë ndër të vetmit që kam kërkuar llogari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat