Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Shqipëria

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 18:11
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Mesditën e kësaj të shtune, qarkullimi rrugor paraqitet i rënduar në aksin nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit.

Konkretisht, në zonën e njohur si “Hinka e Shijonit”, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, rreth 4 kilometra nga hyrja e qytetit të Elbasanit, është krijuar trafik i dendur.

Shkak për këtë situatë është fluksi jashtëzakonisht i madh i automjeteve.

Ata udhëtojnë nga kryeqyteti drejt zonave të Juglindjes, kryesisht për fundjavë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat