“U përplasëm për gjeneratorin”, Adriatik Lapaj tregon sherrin me policinë poshtë Kryeministrisë

Shqipëria

“U përplasëm për gjeneratorin”, Adriatik Lapaj tregon sherrin me policinë poshtë Kryeministrisë

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 09:48
Përplasja e protestuesve me policinë pasditen e së shtunës

Adriatik Lapaj,  tregoi përplasjen e protestuesve me policinë pasditen e së shtunës.

“Pati një përplasje të shkaktuar prej tyre (policisë) sepse ne kemi dërguar shkresa para 5-6 ditësh dhe kemi njoftuar për një protestë 24 orë në 24, pa afat. Ne nisim edhe përditë nga një shkresë ku njoftojmë për të qenë në rregull. Bashkisë i kemi kërkuar çdo ditë me shkresë të na lidhë energjinë elektrike. E drejta jonë për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk e interpreton dot as policia dhe as bashkia. Bashkia ka 6 ditë që nuk na lidh energjinë elektrike”, tha Lapaj.

Ai shtoi se thirrja për të siguruar një gjenerator nga qytetarët u plotësua, por sa u ndez gjeneratori “erdhën 80 policë dhe donin të na i merrnin”.

“Ne nuk jemi qytetarë të dorës së dytë. Duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe prandaj ndodhi përplasja. Nuk i lejuam të merrnin gjeneratorin dhe logjistikën. Kaq ishte”, shtoi Lapaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat