64-vjeçari ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet administratori i firmës në Tiranë

Shqipëria

64-vjeçari ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet administratori i firmës në Tiranë

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në zonën e Paskuqanit.

Ku një punëtor hidraulik, shtetasi H. P., 64 vjeç, humbi jetën pas rënies nga lartësia gjatë punës.

Në lidhje me këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore, i cili mbahet përgjegjës për kushtet e punës dhe sigurinë e punonjësve.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat