Shpërthimi i bombolës në Elbasan, shkatërrohet banesa, shpëtojnë familjarët

Shqipëria

Shpërthimi i bombolës në Elbasan, shkatërrohet banesa, shpëtojnë familjarët

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Shpërthimi i një bombole gazi për pak nuk u kthye në tragjedi për familjen Bardhi në lagjen 5 Maji në Elbasan.

Duket e pabesueshme që një bombol gazi 5 litroshe shkatërroi totalisht investimin e një jete. Kjo shtëpi është e pabanueshme, ndërsa Delina Bardhi dhe djali i saj gjenden në qiell të hapur.

Shpërthimi i fuqishëm rrezikoi jetën edhe të efektivëve zjarrfikës të cilët, të lajmëruar për zjarr, sapo kishin mbërritur kur ndodhi shpërthimi.

Tashmë pa asnjë shpresë për të ngritur një shtëpi, Delina bën apel për ndihmë, por edhe thirrje për kujdes nga bombolat e gazit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat