Përmbytjet dëmtuan urat/ Kurbin, përfundon rehabilitimi i infrastrukturës së dëmtuar

Shqipëria

Përmbytjet dëmtuan urat/ Kurbin, përfundon rehabilitimi i infrastrukturës së dëmtuar

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 11:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas reshjeve intensive që dëmtuan infrastrukturën në disa fshatra të Malësisë së Krujës, rrugët janë tërësisht të aksesueshme.

Për disa ditë, zona e Malësisë u bllokua, ndërsa bashkia e Kurbinit nisi rehabilitimin e dëmve të shkaktuara nga shiu rreth një muaj më parë.

Punimet konsistojnë në vendosjen e kubikëve të betonit dhe mbushje me inerte në një gjatësi prej një kilometër.

Sipas drejtuesit të punimeve në bashkinë e Kurbinit, puna ka qenë e vështirë për shkak të vështirësive nga terreni malor.

Nikoll Balozi, krytari i fshatrave të malësisë thotë se puna e kryer ka lehtësuar në lëvizjen e lirë të banorëve, të cilët u izoluan nga përmbytjet e nëntorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat