Armët i siguronin në Kosovë dhe i shisnin 3 mijë euro tek grupet kriminale në Tiranë e Kamëz!

Shqipëria

Armët i siguronin në Kosovë dhe i shisnin 3 mijë euro tek grupet kriminale në Tiranë e Kamëz!

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me goditjen e grupit kriminal që shisnin armë zjarri.

Dy të arrestuarit, Bledar Jella dhe Xhemal Shehi të arrestuar nga Komisariati nr 5 prej disa kohësh ishin të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit.

Ata kryesisht shisnin armët në Kamëz por edhe në grupe të tjera kriminale në Tiranë.

Policia ka arritur që të dokumentojë dy episode të shitjes të pistoletave. Armët shiteshin nga 2000 euro deri në 3000 euro. Pistoletat ishin modele të reja, të futura ilegalisht në vendin tonë përmes Kosovës. Të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat