Emigrantët, problem i madh për BE-në, Kikia: Rama po blen dashurinë e Brukselit me nismën e qendrave

Shqipëria

Emigrantët, problem i madh për BE-në, Kikia: Rama po blen dashurinë e Brukselit me nismën e qendrave

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 21:20
Gazetari Mentor Kikia

Shqipëria po përgatitet për t’u përballur me flukse të paligjshme migratore si një vend-kalim tranzit.

20 qendra të reja pritje për emigrantët ilegalë pritet të ngrihen deri në 2028-ën në 3 qarqe kryesore të vendit, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë për të strehuar kryesisht emigrantët që vijnë nga vende në konflikt me destinacion Bashkimin Evropian.

Gazetari Mentor Kikia, theksoi se me këtë kryeministri Rama po blen dashurinë e BE-së.

“Kjo sepse problemi i emigrantëve është një problem madhor për vendet e Bashkimit Evropian dhe me këtë lëvizje, Rama po blen dashurinë e tyre për t’i zgjidhur këtë problem, ppor nga ana tjetër që ata të zgjidhin problemin e anëtarësimit”, u shpreh në analizën e tij Mentor Kikia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat