‘Nuk kemi krizë politike’, Manjani: Rama ka 83 vota në Parlament

Shqipëria

‘Nuk kemi krizë politike’, Manjani: Rama ka 83 vota në Parlament

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 22:43
Juristi Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani tha se Shqipëria sot nuk është në krizë politike sepse qeveria ka 83 mandate dhe pushtetin të sigurt.

Sipas tij, shteti dhe administrata ka kohë që nuk është në normalitet, ndaj cilido prokuror që do futet të hetojë diçka, do gjejë shkelje.

‘Ka 15 vjet që administrata dhe shteti nuk është në normalitet dhe nëse ndjekim logjikën shkak- pasojë, shtetti është procedurë, është proces dhe shteti ka kohë që nuk është legal. Kjo është një nga arsyet ku nëse një prokuror do të hetojë diçka administrata është e ekspozuar ndaj shkeljes së ligjit.

Përgjegjësia është diçka që detyrohesh ta ushtrosh, unë nuk mendoj se Shqipëria sot është në krizë politike, ka 83 mandate, si do ta zësh ti atë? Nuk ka ndhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, ka ndodhur ajo që ka ndodhur shumë here. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë ndonjë problem me korrupsionin. Shqiptarët, të paorganizuar politikisht, të shkojnë të zënë derën e qeverisë, nuk ka ndodhur kurrë’, tha Manjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat