Vrasja e 67-vjeçarit nga shpërthimi në hyrjen e pallatit, detaji që “tradhtoi” të riun që vendosi eksplozivin në panelin elektrik!

Shqipëria

Vrasja e 67-vjeçarit nga shpërthimi në hyrjen e pallatit, detaji që “tradhtoi” të riun që vendosi eksplozivin në panelin elektrik!

Më: 2 janar 2026 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

 

Detaje të tjera mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në hyrje të një pallati në Shkodër, ku u vra me tritol 67-vjeçari Hysni Imeri.

Sipas gazetares së News 24, Xhensila Kodra, personi që ka vendosur tritolin në panelin elektrik të pallatit ku banonte ka qenë 27-vjeçari Gerti Bushati, i cili është në mesin e 4 të arrestuarve si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Gerti Bushati dyshohet se është paguar nga dy të tjerët, por policia ka dyshime gjithashtu se mund te ketë persona të tjerë që i kanë urdhëruar këta shtetas për të kryer vrasjen.

Kanë qenë kamerat e sigurisë që e kanë “tradhtuar” të riun dhe është fokusuar teksa ka vendosur lëndën plasëse brenda në panel. Nga autoritetet, 27-vjeçarit Gerti Bushati i janë sekuestruar rrobat që ka përdorur ditën e vendosjes së tritolit.

Në pranga u vunë edhe tre të tjerët Ergys Ibrahimi 27 vjeç, Edison Hasaj 25 vjeç  dhe Gjergji Zefi, 24 vjeç. Më pas këta shtetas janë lënë qëllimisht në një ambient të mbikëqyrur nga grupi hetimor. Të rinjtë kanë komunikuar me njëri tjetrin, por pa e ditur se mbaheshin nën vëzhgim, por ndërkohë në deklarimet e tyre pasi u arrestuan dëshmitë kanë qenë kontradiktore.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat