Paralizohet aksi Hotolisht-Tiranë/ Mijëra qytetarë mbeten të bllokuar në trafik

Shqipëria

Paralizohet aksi Hotolisht-Tiranë/ Mijëra qytetarë mbeten të bllokuar në trafik

Më: 3 janar 2026 Në ora: 16:08
Paralizohet aksi Hotolisht-Tiranë

Pa ndonjë surprizë edhe këtë fundvit, udhëtimi drejt juglindjes është kthyer në një makth për qytetarët.

Që prej 31 dhjetorit, trafiku ka paralizuar me qindra automjete në akset kombëtare drejt juglindjes.

Më orë të tëra, qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Juglindje janë përballur me radhë kilometrike automjetesh mes temperaturave të ulta.

Sot kthimi nga juglindja është kthyer po ashtu në një makth. Nga Hotolishti drejt Tiranës automjetet kanë mbetur të paralizuar në trafik kilometrik.

Prej orësh të tëra kanë mbetur të bllokuar në trafik familjarë të shumtë me fëmijët e tyre.

Përgjatë gjithë segmentit nuk është vënë re asnjë patrullë e Policisë Rrugore, e cila duket inekzistente në këtë situatë në të cilën duhet të ishin marrë masa.

Sipas të dhënave nga harta, vija e trafikut nga Prrenjasi për në Tiranë është e kuqe, duke treguar kështu trafikun e rënduar, ku tregohet se duhet rreth 3-4 orë për të mbërritur në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat