Fluks në Kakavijë, 7 mijë emigrantë kthehen në Greqi në 24 orë

Shqipëria

Fluks në Kakavijë, 7 mijë emigrantë kthehen në Greqi në 24 orë

Më: 4 janar 2026 Në ora: 12:33
Foto ilustruese

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes vazhdon fluksi në dalje nga Shqipëria.

Ndërsa bashkatdhetarët tanë pas përfundimit të festave rikthehen në shtetin grek.

Sipas Policisë Kufirare gjatë 24 orëve të fundit në sportelet e daljes në doganën e Kakavijes janë regjistruar 6.999 persona dhe 2333 automjete.

Policia Kufitare në Kakavije përgjatë fundjavës po punon me një numër të shtuar sportelesh duke evituar radhët e gjata të pritjes në kufi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat