Përplasje me policinë, efektivët shkulin çadrat e aktivistëve të Shqipëria Bëhet përpara Kryeministrisë

Shqipëria

Përplasje me policinë, efektivët shkulin çadrat e aktivistëve të Shqipëria Bëhet përpara Kryeministrisë

Më: 4 janar 2026 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në protestën e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë, të organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, duke larguar çadrat që aktivistët kishin ngritur më herët në shesh.

Sipas raportimeve, disa nga protestuesit janë shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa situata në zonë është tensionuar.

Pamjet e siguruara tregojnë momente përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Atje policia ka përdorur forcë për shoqërimin e disa personave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat