Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri, mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit

Shqipëria

Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri, mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit

Më: 5 janar 2026 Në ora: 10:00
Hysni Ymeri

Sot do të mbahet gjyqi për katër të arrestuarit pas shpërthimit me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri pak ditë më parë në Shkodër.

Në pranga ranë shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi paraditen e 29 dhjetorit, në lagjen “Manush Alimani”, ndërsa lidhur me ngjarjen janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar si autorë të përfshirë në këtë krim: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Sipas Policisë, nga provat e mbledhura dyshohet se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kundrejt pagesës, kanë vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në panelin elektrik të pallatit ku banonte viktima.

Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë e 500 euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte 67-vjeçari, mirëpo ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke kaluar në zonë.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar si prova materiale 28 celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, rroba të dyshuara të përdorura gjatë vendosjes së lëndës plasëse, municion, sasi parash në lekë dhe euro, lëndë narkotike, një sasi kokaine, 3 pajisje GPS gjurmimi, 2 kamera sigurie dhe një laptop. Policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe për sqarimin e plotë të motiveve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat