Reshjet e shiut në Kukës, 1 000 banorë në rrezik izolimi për shkak të dëmtimit të urës së fshatit Orgjost! Ja rrugët e bllokuara

Shqipëria

Reshjet e shiut në Kukës, 1 000 banorë në rrezik izolimi për shkak të dëmtimit të urës së fshatit Orgjost! Ja rrugët e bllokuara

Më: 7 janar 2026 Në ora: 10:24
Foto nga vendi i ngjarjes

I gjithë territori i Qarkut Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar. Si pasojë e reshjeve, të gjitha rrugët nacionale, rrugët bashkiake dhe urat paraqesin risk të shtuar.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Në Bashkinë Kukës vijon të mbetet e rrezikuar ura e fshatit Orgjost, pasi është dëmtuar njëra nga këmbët mbajtëse të saj.

Sipas banorëve, për shkak të përkeqësimit të situatës, fëmijët nuk janë lejuar të shkojnë sot në shkollë, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga strukturat e emergjencave civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror pasi mbi 1000 banorë të dy lagjeve të fshatit që lidhen me urën rrezikon të izolohen.

Vijojnë të jenë të bllokuara segmenti rrugor i Njësisë Administrative Zapod,rrugët Cërnalevë dhe Oreshkë. Për shkak të kushteve të motit, sot nuk është zhvilluar mësimi edhe për nxënësit e shkollës në Cërnalevë.Nga Bashkia Tropojë raportohet se nuk ka problematika. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse.

Në Bashkinë Has mbetet problematik rezervuari Helshan 2, pasi poshtë tij ndodhet një objekt shkollor. I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike, përjashtuar Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec dhe Topojan (Bashkia Kukës), ku vijojnë ndërprerjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat