Reshjet në Pogradec, rritet niveli i ujit në lumenjtë e Starovës dhe Vërdovës, rrezikohet dalja nga shtrati

Shqipëria

Reshjet në Pogradec, rritet niveli i ujit në lumenjtë e Starovës dhe Vërdovës, rrezikohet dalja nga shtrati

Më: 7 janar 2026 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe Pogradeci është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit.

Deri më tani rritur ndjeshëm niveli i ujit të lumit të Starovës dhe lumit të Vërdovës në të cilat ekziston mundësia të dalin jashtë shtratit.

Situata po monitorohet ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujërave vazhdon të rritet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave sidomos atyre që janë pranë lumenjve të tregojnë kujdes të shtuar.

Deri në këto momente Pogradeci mbetet bashkia më problematike sa i përket situatës së motit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat