Dokument zyrtar nga arkivat e shtetit, sa agjentë e spiunë kishte në kohën e Enverit, nga Shkodra deri në Vlorë, ja…

Shqipëria

Dokument zyrtar nga arkivat e shtetit, sa agjentë e spiunë kishte në kohën e Enverit, nga Shkodra deri në Vlorë, ja…

Më: 7 janar 2026 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Gjatë regjimit Komunist, çdo gjë raportohej në parti, e për këtë regjimi kishte shpërndarë një rrjet informatorësh sekret në çdo cep të Shqipërisë. Sot po publikojmë një listë nga Arkivat e Shtetit ku tregohet numri i agjentëve e spiunëve në çdo qytet të Shqipërisë.  Në tabelën e mëposhtme paraqiten, sipas rretheve: 1. Rrjeti sekret (agjentët dhe informatorët).

Të dhënave u mungojnë rezidentët dhe strehuesit. 2. Kategoria “armike”, e kategorizuar në: përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, përpunim paraprak (PP) dhe kontingjente. – Siç shihet, në shkallë vendi ishin 1210 agjentë dhe 6708 informatorë, të cilët kishin një shkallë të lartë fiktiviteti. Nga përpunimet dhe regjistrimet, në shkallë vendi rezultonin: – 2998 persona që ndiqeshin në 2A – 12 790 persona në kontroll operativ 2B – 717 persona në përpunim paraprak (masë e përkohshme) – 64 702 persona në listën e kontingjenteve. Këta ishin vetëm në lista dhe jo me dosje. Me termin kontingjente kuptoheshin “njerëz të deklasuar, me përbërje dhe qëndrim të keq politik, të infektuar me ideologji reaksionare”.

Agjentë   Informatorë  2A    2B    PP   Kontingjentë

Berati       37             199   68    428   17    2344

Burreli      25             157   61    143   8     980

Durrësi      65             431   196   1026  47    3200

Elbasani     53             346   139   732   34    3057

Erseka       22             121   39    174   4     1127

Fieri        48             322   118   549   35    2613

Gramshti     10             81    41    86    1     380

Gjirokastra  60             257   105   1028  31    3212

Korça        96             532   190   188   25    5769

Kruja        41             272   77    428   30    1437

Kukësi       53             322   167   387   18    2760

Lezha        25             134   50    244   13    1200

Librazhdi    33             151   77    122   12    1275

Lushnja      35             210   148   494   10    2860

Peshkopia    40             300   125   487   35    3149

Përmeti      22             107   39    160   9     1055

Pogradec     18             143   52    272   12    2685

Puka         30             105   73    202   9     848

Rrësheni     17             177   59    200   6     1421

Saranda      53             359   195   504   33    4081

Skrapari     7              77    8     1     1     331

Shkodra      132            683   333   1430  137   7095

Tepelena     15             86    24    100   9     672

Tirana       171            623   419   1932  97    5632

Tropoja      33             174   52    278   10    1586

Vlora        70             339   163   812   75    8409

Shuma        1210           6708  2998  12790 717   64702

Hapja e dosjeve

Faktikisht, edhe pse në këto 30 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qendrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit. Në dosjet sekrete të ish-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, ish-ministra, ish-kryeministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë. Madje edhe ish-kryeministrit Berisha i përmenden shpesh pseudonimet e tij si ish-spiun ish-Sigurimi “Medicina” e “Penicilina”.

Ja disa prej pseudonimeve që lakohen

Ndërkohë, gazeta “SOT” po risjell sot për lexuesin listën e pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur: Medicina; Penicilina; Qukapiku; Inxhinieri; Çiftelia; Çorapja; Qepa; Kodrina; Dizenjatorja; Financieri; Drita; Stilografi; I Vogli; Korani i Myzeqesë; Alfons Ballshi; Raketa; Profesori; Shkrimtari; Dragoi; Cigarja; Livadhi; Snajperi; Proletari; Intelektuali; Sqepi; Doku; Bozhuri; Plepi; Parafabrikati; Kitara; Ushtari; Gjeli; Grepi; Shishja e qumështit; Serbi; Çiklisti; Fryma; Vesa e mëngjesit; Greku; Malësori; Tigri; Vinçi; Sapuni; Diplomati; Poeti; Urithi; Pëllumbi; Stuhia; Iriqi; Komshiu; Komandanti; Vigjilenti; Magazinieri; Nata; Dallga; Kominoshja; Piktori; Xhuxhi; Masoviku; Shkrepësja; Llulla; Fyelli; Arkitekti; Kaçavida; Shkodrani; Kosovari; Agronomi; Zootekniku; Memeci; Doktori; Qershia; Daja; Fryti; Demoni; Bërthama; Bjeshka; Sandalja; Lisi; Fonogrami; Kronometri; Valltarja; Dirigjenti; Pashtriku; Snajperi; Sykuqi; Përparësja; Pela Egër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat