Rrugë të bllokuara dhe ngrica, pezullohet mësimi në tre fshatra në Kukës

Shqipëria

Rrugë të bllokuara dhe ngrica, pezullohet mësimi në tre fshatra në Kukës

Më: 8 janar 2026 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Nga ZVAP Kukës bëhet e ditur se procesi mësimor në shkollat e Bashkisë Kukës po zhvillohet normalisht dhe me ngrohje në klasa.

Ndërkohë, mësimi nuk zhvillohet në shkollat e Topojanit, Shishtavecit dhe Orgjostit.

Atje për shkak të bllokimit dhe ngricave në rrugë, si edhe distancave të largëta ndërmjet shkollës dhe vendbanimeve, sot nuk është e mundur zhvillimi i procesit mësimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat