Bllokohet aksi Leskovik-Përmet, shkak dëmtimi i shtratit të rrugës: Qarkullimi i mjeteve është i pamundur!

Shqipëria

Bllokohet aksi Leskovik-Përmet, shkak dëmtimi i shtratit të rrugës: Qarkullimi i mjeteve është i pamundur!

Më: 9 janar 2026 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar për arsye sigurie dhe qarkullimi është i pamundur.

Autoritetet njoftojnë se shkak është bërë dëmtimi i shtratit të rrugës për shkak të motit të keq, e cila do të vijojë të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë.

“Njoftohet se në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran, si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës, qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.

Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Lutemi drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat