Dibër/ Rrëshqitja dhe bora bllokojnë rrugët

Shqipëria

Dibër/ Rrëshqitja dhe bora bllokojnë rrugët

Më: 12 janar 2026 Në ora: 09:48
Ilustrim

Dibër/ Rrëshqitja dhe bora bllokojnë rrugët

Rrëshqitjet e tokës kanë bllokuar për disa orë akset Zallë–Dardhë dhe Zallë–Reç, ndërsa reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi në fshatrat e thella, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 40 cm.

Bashkia Dibër ka punuar gjatë gjithë natës për hapjen e rrugëve drejt Peshkopisë dhe vijon puna edhe në njësinë administrative Sllovë.

Autoritetet vendore janë në terren dhe po bëjnë çdo përpjekje për normalizimin e situatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat